Nëse ju duhet një laptop që ndjek ritmin tuaj – nga takimi i mëngjesit me kafe deri te video-konferenca e mbrëmjes – atëherë Dell Pro 14 (PC14250) dhe Dell Pro 16 (PC16250) janë zgjedhja e duhur. Performancë e lartë, veçori të mençura me AI dhe dizajn modern e i qëndrueshëm. Çfarë mund të dëshironi më shumë?
Laptopë të mençur që mendojnë me ju
Falë inteligjencës artificiale të integruar, laptopët Dell Pro janë më të shpejtë, më efikas dhe kursejnë më shumë bateri. Ju ofrojnë deri në 20.8 orë punë pa karikim, dhe vetë laptopi e përshtat funksionimin sipas zakoneve tuaja. Po, një asistent i vërtetë në ritmin tuaj!
Për krijuesit, profesionistët dhe të gjithë ata që duan më shumë
Me procesorët më të rinj Intel® Core Ultra, më shumë memorie dhe SSD ultra të shpejtë, do të përjetoni performancë që mund ta ndjeni. Plus, porta e re USB-C është ndërtuar për të zgjatur – deri në 4 herë më rezistente se ato të zakonshme!
Video-thirrje që duken për mrekulli
Qoftë nga shtëpia, zyra apo në lëvizje – Dell Pro është i gatshëm me kamerë HDR cilësore, rregullim automatik të dritës, sfondit dhe kornizës. Gjithçka duket më bukur… edhe kur nuk jeni plotësisht gati.
Stil dhe rehati – një balancë e përkryer
Zgjidhni mes argjendit elegant ose përfundimit mat me teksturë – të dyja duken moderne dhe profesionale. Falë kornizave të holla dhe ekranit 16:10, fitoni më shumë hapësirë pa mbajtur me vete një “bishë”.
Dell kujdeset për planetin
Modelet e reja Dell Pro janë ndërtuar nga materiale të ricikluara dhe të qëndrueshme, ndërsa bateritë përmbajnë deri në 80% më pak kobalt. Për më tepër, çdo pajisje është projektuar për mirëmbajtje dhe riparim të lehtë – më pak mbeturina, jetëgjatësi më e madhe.
Pavarësisht nëse punoni, studioni apo krijoni – Dell Pro 14 dhe 16 do ta bëjnë ditën tuaj më të lehtë. Modernë, të mençur dhe të gatshëm për gjithçka që ju pret.
AITONIX AD është distributor i autorizuar i Dell Technologies në Maqedoni për storage, serverë, zgjidhje për back-up, si dhe segmentin komercial: laptopë biznesi, desktop kompjuterë, monitorë, etj. AITONIX AD është një kompani me ekspertizë të dëshmuar dhe përvojë 25-vjeçare në shpërndarjen e produkteve IT dhe zhvillimin e zgjidhjeve softuerike.
Dell Technologies ndihmon organizatat dhe individët të ndërtojnë të ardhmen e tyre dixhitale dhe të transformojnë mënyrën si punojnë, jetojnë dhe luajnë.
Për më shumë informacione rreth produkteve të Dell Technologies, vizitoni webshop-in tonë, kontaktoni ekipin e shitjes në AITONIX në +389 2 329 83 38 ose në email: sales@aitonix.group.


Comments are closed.