Kur je student, të duhet një laptop që i përballon të gjitha – nga shkrimi i punimeve semestrale, ndjekja e ligjëratave online dhe puna në projekte grupore, deri te shikimi i serialeve të tua të preferuara. Lenovo IdeaPad Slim 3i Gen 10 (15” Intel) është pikërisht ai – një kombinim i performancës së fuqishme, dizajnit elegant dhe lëvizshmërisë, që të lejon të punosh dhe të argëtohesh pa kufij.
Performancë e zgjuar me mbështetje nga AI
Me procesorët Intel® Core™ të gjeneratës së 13-të, IdeaPad Slim 3i ofron punë të shpejtë dhe të sigurt – qoftë duke përpunuar skedarë të mëdhenj, duke mbajtur hapur 20 faqe në shfletues apo duke përfunduar një projekt para afatit.
Lenovo AI Engine automatikisht përshtat performancën sipas stilit tënd të punës, duke ofruar efikasitet maksimal pa stres shtesë.
Memorie dhe hapësirë për të gjitha materialet, aplikacionet dhe mediat
Deri në 16GB RAM do të thotë që mund të punosh në disa projekte njëkohësisht pa ngecje. Me SSD deri në 1TB, ke hapësirë për gjithçka – nga materialet e studimit deri te fotot, videot dhe muzika jote e preferuar. Shpejtësia e SSD-së kursen kohë – laptopi ndizet për sekonda, dhe dokumentet e aplikacionet hapen menjëherë.
Ekran i madh dhe i rehatshëm
Ekrani i gjerë 15.3” WUXGA me korniza të holla dhe kënd të gjerë shikimi e bën mësimin dhe shikimin e përmbajtjeve një kënaqësi të vërtetë. Me certifikimin TÜV Rheinland për reduktimin e dritës blu, mund të punosh deri vonë pa lodhur sytë.
Zë i fuqishëm dhe mbrojtje e privatësisë
Altoparlantët Dolby Audio™ sjellin zë të qartë dhe të fuqishëm – perfekt për ligjërata në Zoom, muzikë apo filma. Kamera ka kapak fizik për të bllokuar funksionin kur nuk e përdor, duke mbrojtur privatësinë tënde.
I lehtë, i hollë dhe gati për lëvizje
Jeta e studentit nënkupton lëvizje të vazhdueshme – nga fakulteti, në bibliotekë, në kafene. IdeaPad Slim 3i është i lehtë për ta mbajtur në çantë, dhe me Rapid Charge Boost mund të karikosh për vetëm 15 minuta dhe të fitosh deri në 2 orë përdorim – mjaftueshëm për edhe një ligjëratë ose një kafe me shokët.
Lenovo IdeaPad Slim 3i Gen 10 është partneri ideal për jetën studentore – i shpejtë, elegant, portativ dhe gati të ndihmojë të përballosh çdo sfidë.
AITONIX AD është distributor zyrtar i Lenovo në Maqedoni për laptopë, tabletë, smartphone, kompjuterë desktop dhe serverë. Me 25 vite eksperiencë dhe ekspertizë të dëshmuar në shpërndarjen e produkteve IT dhe zgjidhjeve softuerike, AITONIX AD është partner i besueshëm teknologjik.
Lenovo është lider global në krijimin e teknologjive inovative për përdoruesit fundorë, bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.
Për më shumë informacione rreth pajisjeve Lenovo, vizitoni webshop-in tonë, kontaktoni ekipin e shitjes në AITONIX në +389 2 329 83 38 ose na shkruani në sales@aitonix.group.


Comments are closed.