Jeta moderne studentore kërkon më shumë sesa një pajisje të zakonshme – kërkon një partner të besueshëm që ndjek çdo ritëm. Nga shkrimi i shpejtë i shënimeve dhe punimeve kërkimore, te ligjëratat online dhe një mbrëmje e merituar me filmin apo serialin tuaj të preferuar – me Lenovo Idea Tab Pro Gen 2 i fitoni të gjitha pa kompromis.
Fuqi pa justifikime
Në zemër të pajisjes ndodhet procesori Snapdragon™ 8s Gen 4 me tetë bërthama dhe NPU të avancuar, i cili siguron performancë të shpejtë dhe të qëndrueshme edhe gjatë multitasking-ut më intensiv. Me Android™ 16 të para-instaluar dhe mjete inteligjente si Smarter Reader, MyScript Notes dhe Google Gemini, organizimi i shënimeve dhe përvetësimi i materialeve mësimore nuk ka qenë kurrë më i lehtë.
Memorie për gjithçka – pa kompromis
Deri në 12GB RAM siguron punë të pandërprerë me disa aplikacione njëkohësisht, ndërsa deri në 512GB hapësirë ruajtjeje mban të gjitha skriptat, prezantimet, fotografitë dhe videot në një vend. Me slot MicroSD me mbështetje deri në 2TB, hapësira nuk do t’ju mungojë kurrë.
Ekran që impresionon
Ekrani premium 13-inç me rezolucion 3.5K (3504 x 2190), refresh rate 144Hz dhe mbulim 99% DCI-P3 ofron pamje kristal të qarta për mësim, hulumtim dhe argëtim. Për studentët që kalojnë orë të gjata duke lexuar, edicioni special Matte Edition vjen me ekran mat që redukton reflektimin dhe mbron shikimin – duke ofruar një përvojë të ngjashme me leximin në letër.
Tingull dhe produktivitet në të njëjtin nivel
Katër altoparlantë JBL me teknologji Dolby Atmos® dhe mikrofon i dyfishtë garantojnë tingull të pastër dhe të pasur — ideal për takime online, muzikë ose filma. Në kombinim me Lenovo Tab Pen Plus dhe tastierën 2-në-1 (varësisht modelit), tableti shndërrohet në një laptop të vërtetë sa herë që është e nevojshme.
Gjithmonë me ju, gjatë gjithë ditës
Me trashësi prej vetëm 6.20 mm dhe peshë 598 gramë, Idea Tab Pro Gen 2 është ideal për ta marrë me vete nga fakulteti në bibliotekë apo kafene. Bateria 10,200 mAh me karikim të shpejtë 45W siguron energji të mjaftueshme për një ditë të plotë pune – pa pasur nevojë të kërkoni vazhdimisht prizë.
Lenovo Idea Tab Pro Gen 2 është pajisja e krijuar për jetën studentore: e fuqishme, e lehtë për t’u bartur dhe e gatshme për çdo sfidë!
AITONIX AD është distributori zyrtar i Lenovo në Maqedoni për laptopë, tabletë, smartfonë, kompjuterë desktop dhe serverë. Mbi 25 vite eksperiencë në shpërndarjen e produkteve IT dhe zhvillimin e zgjidhjeve softuerike, AITONIX është partner i besueshëm.
Lenovo është lider global në krijimin e teknologjive inovative për të gjithë sektorët – nga përdoruesit individualë deri te bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.
Për më shumë informacion rreth pajisjeve Lenovo, vizitoni webshop-in tonë, kontaktoni ekipin e shitjeve të AITONIX në +389 2 329 83 38 ose në email sales@aitonix.group

