Zbuloni një nivel të ri produktiviteti dhe argëtimi me Lenovo Idea Tab, një tablet i krijuar për t’iu përshtatur stilit dinamik të jetesës. Me dizajn elegant, ekran të madh dhe mbresëlënës, si dhe performancë të fuqishme, Idea Tab është shoqëruesi ideal për punë, mësim dhe relaksim.
Ekran mbresëlënës që tërheq vëmendjen
Shijoni çdo detaj në ekranin e madh 11-inch IPS me rezolucion 2.5K. Ngjyrat e gjalla, qartësia e lartë dhe lëvizja e rrjedhshme falë rifreskimit 90 Hz e bëjnë ideal për shikim videosh, lexim, shfletim dhe punë kreative.
Performancë që ndjek ritmin tuaj
I pajisur me MediaTek Dimensity 6300 dhe 8 GB RAM, Lenovo Idea Tab ofron performancë të shpejtë dhe të qëndrueshme, qoftë gjatë përdorimit të shumë aplikacioneve njëkohësisht apo gjatë shijimit të përmbajtjes multimediale. Me Android 15, ofron një përvojë përdorimi moderne, intuitive dhe të sigurt.
Hapësirë pa kufizime
Me 256 GB memorie të brendshme, keni mjaft hapësirë për aplikacione, foto, video dhe dokumente. Nëse ju nevojitet më shumë, memoria mund të zgjerohet lehtësisht me kartë microSD.
Energji për gjithë ditën
Bateria e integruar me kapacitet 7040 mAh është krijuar për përdorim afatgjatë-nga takimet e mëngjesit dhe mësimi online, deri te argëtimi në mbrëmje. Lenovo Idea Tab është gati t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës.
Kreativitet pa kufij
Mbështetja për Lenovo Tab Pen e shndërron tabletin në një mjet ideal për shënime, vizatim dhe ide kreative. Zgjedhje perfekte për studentë, profesionistë dhe për të gjithë ata që duan të shprehin kreativitetin e tyre.

Lenovo Idea Tab
Tingull që plotëson përvojën
Me altoparlantë stereo, çdo skenë, këngë apo video-thirrje tingëllon më qartë dhe më pasur-për një përvojë të vërtetë multimediale!
Lenovo Idea Tab është kombinimi perfekt i stilit, fuqisë dhe praktikës. Pavarësisht nëse punoni, mësoni apo argëtoheni, ky tablet është gati të ndjekë idetë tuaja-gjithmonë dhe kudo.
AITONIX AD është distributori zyrtar i Lenovo në Maqedoni për laptopë, tabletë, smartphone, kompjuterë desktop dhe serverë. AITONIX AD është një kompani me ekspertizë të dëshmuar dhe 25 vite përvojë në distribuimin e produkteve IT dhe zhvillimin e zgjidhjeve softuerike.
Lenovo është lider global në krijimin e teknologjive inovative për të gjitha sektorët—përdorues fundorë, kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha.
Për më shumë informacion rreth pajisjeve Lenovo, vizitoni webshop-in tonë online, kontaktoni ekipin e shitjes në AITONIX në 02 329 83 38 ose në adresën e emailit sales@aitonix.group


Comments are closed.