20 years experience in the IT world!

Xerox

AITONIX është distributor zyrtar i Xerox për printerë, pajisje multifunksionale, skanerë, si dhe materiale origjinale të konsumit.

Xerox është një markë me histori të gjatë dhe një portofol të pasur, duke ofruar produkte dhe zgjidhje për printimin të cilat janë të dedikuara për të gjithë segmentet e tregut. Përveç printerëve dhe pajisjeve multifunksionale të të gjitha formateve, monokromatike dhe me ngjyra, Xerox prodhon gjithashtu skanerë me cilësi të lartë, softuerë të brendshëm për menaxhimin e printimit, skanimit dhe kopjimit, si dhe printerë prodhues nga programet: Nuvera, DocuTech dhe iGen që janë në gjendje të printojnë disa milionë faqe në muaj.

Xerox është një pionier në zhvillimin e printimit dhe kopjimit dhe është prezent në tregjet e shumicës së vendeve të botës. Marka Xerox është një shembull unik, pasi emri i saj përdoret edhe si një folje (në shumë vende të zonës anglishtfolëse, në vend të fjalës “photocopy” përdoret “xerox-ed”). Kjo tregon qartë për popullaritetin dhe praninë e kësaj marke. E krijuar në vitin 1906, kjo kompani amerikane është një nga më të vjetrat në fushën e printimit dhe, duke punësuar më shumë se 140,000 njerëz të kualifikuar, është gjithashtu një nga më të mëdhatë.

Në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Xerox është jashtëzakonisht aktiv në kërkimin e zgjidhjeve për reduktimin e konsumit të energjisë me qëllim mbrojtjen e klimës, ruajtjen e pyjeve botërore dhe biodiversitetit, si dhe mbrojtjen e ajrit dhe ujit të pastër.

Sot, Xerox është e fokusuara në gjetjen e zgjidhjeve teknologjike të reja në shëndetësi, industrinë farmaceutike, bankat, transportin, si dhe në përmirësimin e proceseve automatizuar dhe ato të biznesit.

Shiko produktet e Xerox