Energjia diellore po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në sistemin modern energjetik, ndërsa elementi kyç që lidh diellin me rrjetin tuaj elektrik është inverteri. Pikërisht këtu inverterët solarë nJoy ofrojnë një balancë të përsosur mes inovacionit, besueshmërisë dhe performancës së lartë.
Të dizajnuar për sisteme moderne diellore, ata mundësojnë shfrytëzim maksimal të energjisë diellore dhe funksionim të qëndrueshëm të sistemit pa kompromise!
Të certifikuar për tregun evropian
Inverterët solarë nga seritë Astris (on-grid) dhe Ascet (hibrid) janë plotësisht në përputhje me standardin evropian EN 50549-1, i cili rregullon kushtet për lidhjen e sistemeve të prodhimit të energjisë elektrike me rrjetin me tension të ulët.
Kjo përputhshmëri, e konfirmuar nga organizatat kryesore të certifikimit TÜV dhe Intertek, garanton që inverterët nJoy ofrojnë funksionim të qëndrueshëm, të sigurt dhe të besueshëm në kushte reale.
Për përdoruesit kjo do të thotë thjesht besim në teknologjinë që përdorin.
Efikasitet maksimal dhe menaxhim inteligjent i energjisë
Inverterët nJoy janë zhvilluar me komponentë modernë dhe elektronikë të avancuar, duke mundësuar konvertim optimal të energjisë diellore në energji elektrike të qëndrueshme për shtëpinë apo biznesin tuaj.
Falë funksioneve inteligjente, përdoruesit fitojnë kontroll të plotë mbi sistemin e tyre energjetik:
- menaxhim inteligjent i energjisë
- monitorim dhe konfigurim në distancë
- optimizim i prodhimit të energjisë
- kontroll mbi energjinë që dërgohet në rrjet
Këto funksione mundësojnë efikasitet më të lartë, kosto më të ulëta dhe pavarësi më të madhe energjetike.

Të dizajnuar për besueshmëri
Kur bëhet fjalë për sistemet energjetike, siguria është prioritet. Inverterët nJoy janë të pajisur me mekanizma të avancuar mbrojtjeje që sigurojnë funksionim të qëndrueshëm të të gjithë sistemit:
- mbrojtje nga mbingarkesa e tensionit dhe anomalitë elektrike
- detektim i defekteve në sistem
- fikje automatike në rast paqëndrueshmërie të rrjetit
- mekanizma inteligjentë sigurie për mbrojtjen e pajisjeve
Me këto funksione, sistemi solar funksionon në mënyrë të sigurt dhe stabile edhe në kushte sfiduese.
Për më tepër, inverterët solarë nJoy vijnë me deri në 10 vite garanci, gjë që përbën një konfirmim shtesë për cilësinë dhe besueshmërinë e tyre afatgjatë.
Energji që punon për ju
Me kombinimin e efikasitetit të lartë, teknologjisë së avancuar dhe standardeve evropiane të sigurisë, inverterët solarë nJoy përfaqësojnë zgjidhjen ideale për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në energji të qëndrueshme dhe të besueshme.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për shtëpi apo biznes, nJoy ju ndihmon të përfitoni maksimumin nga energjia diellore – në mënyrë inteligjente, efikase dhe të sigurt.
Shikoni të gjithë ofertën e inverterëve solarë nJoy këtu!
AITONIX është distributor zyrtar i nJoy dhe ofron në treg një gamë të gjerë produktesh nga ky brand i njohur evropian. AITONIX është kompani me ekspertizë të dëshmuar dhe 25 vite përvojë në distribuimin e produkteve IT dhe zhvillimin e zgjidhjeve softuerike.
nJoy është një kompani e orientuar drejt zgjidhjeve biznesore, e cila prodhon sisteme të cilësisë së lartë për furnizim të pandërprerë me energji (UPS). Ekspertiza e saj përdoret për të siguruar arkitekturën elektrike dhe pajisjet elektronike, dhe vitet e fundit ka zgjeruar linjën e saj të prodhimit me kategori të reja si inverterët fotovoltaikë dhe sistemet për ruajtjen e energjisë.
Për më shumë informacione rreth pajisjeve të nJoy, vizitoni webshop-in tonë online, kontaktoni ekipin e shitjeve të AITONIX në 02 329 83 38 ose në emailn sales@aitonix.group

