PHILIPS XB2122/09 – PASTRIM I FUQISHËM, PA KOMPROMIS
Dizajn i qëndrueshëm që mund t’i besoni!
Pastrimi i shtëpisë nuk është vetëm një detyrë, por edhe një moment i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe të rehatshëm jetese. Aspiratori, si një nga aleatët më të fuqishëm dhe më praktikë në këtë detyrë të përditshme, është një mjet i pazëvendësueshëm që mundëson largimin efikas të pluhurit, ndotësirave dhe flokëve të kafshëve shtëpiake nga sipërfaqe të ndryshme. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për dysheme, qilima ose mobilje, aspiratori është thelbësor për të mbajtur shtëpinë të pastër dhe të freskët. Prandaj është shumë e rëndësishme të zgjidhni një aspirator që jo vetëm do t’ju ndihmojë të pastroni shtëpinë, por edhe do t’ju mundësojë ta bëni këtë shpejt dhe lehtë, pa lodhje.
Dizajnuar për pastrim efikas dhe higjenik të dyshemesë, dhe jo vetëm të pluhurit, aspiratorët Philips e kthejnë ndotësirën në të kaluarën, ndërsa dyshemeja shkëlqen, e gatshme për sfidat e reja të përditshme. Dhe nëse ju nevojitet një aspirator me fuqi të lartë thithjeje, shumë i lehtë për t’u përdorur, dhe mund ta blini me një çmim të shkëlqyer, Philips XB2122/09 është zgjedhja juaj e duhur!
Pse?
Me teknologjinë PowerCyclone 4 dhe aksesorët multifunksionalë, Philips XB2122/09 është një aspirator që siguron rezultate të shkëlqyera në të gjitha llojet e dyshemeve, duke garantuar efikasitet dhe komoditet në çdo cikël pastrimi.
- Ka një dizajn kompak dhe është jashtëzakonisht e lehtë për t’u transportuar nga një dhomë në tjetrën;
- Motori me efikasitet të lartë 850 W zhvillon fuqi të madhe thithjeje për rezultate të shkëlqyera pastrimi. Edhe kur është plotë, aspiratori nuk humbet fuqi thithjeje;
- Ka një kazan pluhuri, nuk ka qese që duhet blerë veçmas;
- Bashkë me tubin dhe aksesorin për pastrim, ofron një rreze manovrimi prej 9 metrash, duke e bërë pastrimin edhe më të lehtë;
- Shpërndan deri në 99% ajër të pastër;
Me teknologjinë e avancuar dhe aksesorët e ndryshëm, Philips XB2122/09 është një aspirator që përshtatet me të gjitha llojet e sipërfaqeve dhe nevojave, duke siguruar rezultate të përsosura. Dhe blerja e tij është një investim i vogël që do ta bëjë jetën tuaj më të thjeshtë dhe do t’ju mundësojë të shijoni çdo moment në shtëpinë tuaj të pastruar mrekullisht.
Ku mund të blihet?
Philips XB2122/09 është aktualisht i disponueshëm në të gjitha dyqanet Tinex me një çmim PROMO të shkëlqyer.
Për më shumë informacion në lidhje me pajisjet Philips, kontaktoni ekipin e shitjeve në AITONIX ose në adresën e emailit sales@aitonix.group.
Comments are closed.