Fakultet, kafe, bibliotekë, Netflix, Zoom… prapë kafe… edhe pak mësim. Tingëllon e njohur? Lenovo prezanton modelet më të reja nga seria IdeaPad Slim 3, që balancojnë në mënyrë të përkryer performancën, portabilitetin dhe kohëzgjatjen e baterisë.
IdeaPad Slim 3 Gen 10 (AMD) – Kombinim i qëndrueshëm i fuqisë dhe lëvizshmërisë
I përkryer për krijues dhe përdorues që kërkojnë një pajisje të qëndrueshme, ky model vjen me procesorët më të rinj AMD Ryzen™ 7000 dhe grafikë të integruar. Bateria zgjat deri në 18 orë, ndërsa teknologjia Rapid Charge ofron 2 orë punë me vetëm 15 minuta karikim.
-
Ekran OLED ose IPS me raport 16:10 dhe certifikim TÜV për mbrojtje të syve
-
Mbulesë metalike ose plastike, me peshë vetëm 1.59 kg
-
Altoparlantë Dolby Audio® dhe kamera me mbulesë fizike
-
Deri në 24 GB RAM dhe deri në 1 TB SSD – gjithçka në një vend
Një zgjedhje serioze për studentët që duan lëvizshmëri pa kompromise në cilësi.
IdeaPad Slim 3i Gen 10 (Intel) – Inovativ dhe gati për gjithçka
Për ata që preferojnë platformën Intel, Slim 3i Gen 10 është i pajisur me procesorë Intel® Core™ i7 të gjeneratës së 13-të, memorie DDR5 dhe ekrane OLED ose IPS. Është i lehtë për t’u bartur (1.59 kg), ndërsa falë teknologjisë IMR, Lenovo përdor materiale dhe ambalazh të ricikluar për një ndikim më të vogël mjedisor.
-
Ekran 2.8K OLED ose WUXGA IPS me ngjyra të gjalla
-
Bateri 60Wh dhe Rapid Charge Boost
-
Grafikë Intel® UHD
Nëse të duhet një laptop i shpejtë, i lehtë dhe i ndërgjegjshëm për mjedisin – ky është modeli yt.
IdeaPad Slim 3i Gen 8 (Intel) – Praktik dhe ekonomik
Nëse je me buxhet studentor të kufizuar, por ke nevojë për një laptop të besueshëm për provime, kjo është mundësia jote. Me deri në 16 GB RAM dhe deri në 1 TB SSD, është zgjedhje e shkëlqyer për detyra të përditshme, ligjërata në Zoom, streaming dhe multitasking të lehtë.
-
Ekran 15.6” FHD me certifikim TÜV Low Blue Light
-
Deri në 12 orë shikim video, Wi-Fi® 6 dhe Bluetooth® 5.2
-
Kamera me mbulesë fizike + altoparlantë Dolby Audio
-
Grafikë Intel® UHD
-
Porta të reja USB-C për karikim dhe transferim të shpejtë
Zgjedhja më e mirë për studentët me buxhet të kufizuar, pa bërë kompromis në cilësi.
Pavarësisht nëse kërkon performancë të lartë, portabilitet të lehtë apo jetëgjatësi të baterisë, seria Lenovo IdeaPad Slim 3 ka diçka për çdo student. Zgjidh modelin që i përshtatet stilit tënd të mësimit – dhe do të marrësh një laptop që do të jetë me ty gjatë gjithë rrugëtimit në fakultet!
AITONIX AD është distributor zyrtar i Lenovo në Maqedoninë e Veriut për laptopë, tabletë, telefona, kompjuterë desktop dhe serverë. AITONIX AD ka ekspertizë të dëshmuar dhe përvojë mbi 25-vjeçare në shpërndarjen e produkteve IT dhe zhvillimin e zgjidhjeve softuerike.
Lenovo është lider global në krijimin e teknologjive inovative për të gjitha sektorët – përdoruesit fundorë, ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha.
Për më shumë informacione mbi pajisjet Lenovo, vizitoni webshop-in tonë online, kontaktoni ekipin e shitjes në AITONIX në numrin +389 2 329 83 38 ose në email sales@aitonix.group.


Comments are closed.